Ministri Peci i përgjigjet Yll Bogajt për pronën te AAK-ja: S’ia kam frikën uzurpatorëve e kriminelëve

by Nexhat

Një pronë në afërsi të zyrave të AAK-së ka nxitur një polemikë në mes të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe Yll Bogajt. Peci pretendon se prona është e Ministrisë së Bujqësisë, derisa Bogaj thotë se prona është e familjes së tij. Bogaj në reagimin e tij kishte akuzuar ministrin Peci për shpifje dhe për shantazh.

Peci ka reaguar përsëri, duke thënë se nuk ua ka frikën “uzurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve që Kosovën e duan dhe e shohin si plaçkë”.

banner

Në këtë reagim, Peci ka bashkëngjitur edhe vendimin përmes të cilit obligon pronaren Miradije Bogaj që ta lëshojë pronën brenda një afati një javor. Vendimi është marrë më 21 gusht 2023.

REAGIMI I PECIT

Nuk ia kam frikën uzurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve që Kosovën e duan dhe e shohin si plaçkë!

Paradoksi: 700 metra katrorë lokal afarist në pronë të shtetit dhe padi Ministrisë se nuk i din mirë kufinjtë!

I gjithë oborri i pronës së IBK-së është ndërtim i vrazhdë betoni i shëndrruar në depo, ndërsa vazhdon euforia e kërcënimit me padi të Ministrit!

Për koinçidencë edhe kumbara i tjetërsimit të pronave Fehmi Geci, përmes ish-punonjësve serb të IBK-së vazhdon ta përsërisë të njejtën frazë.

Ka patur dhe deputet që më kanë paditur, por askush në Kosovë nuk mund të flasë për një shkelje ligjore e hiç se hiç për keqpërdorim apo keqmenaxhim të një centi të taksapaguesve.

Sinkronizim i hatashëm e i vazhdueshëm!

Të mjerë!

Kosova qendron mbi themelin e gjakut të derdhur, e ka akoma njerëz në këtë vend që e dinë dhe e vlerësojnë këtë sakrificë!

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy