Nënshkruhet marrëveshja SHBA-Kosovë për Masat e Sigurisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

by engel

Ambasadori Hovenier dhe kryeministri Kurti kanë nënshkruar sot Marrëveshjen SHBA-Kosovë për Masat e Sigurisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

“Kjo marrëveshje krijon një bazë për ndarjen e informacionit të klasifikuar”. Në botën e ndërlidhur të shekullit të 21-të, aftësia e partnerëve për të ndarë informacionin shpejt dhe pa probleme është jetike për vendimmarrjen në kohë dhe të informuar, ka thënë Ambasadori Hovenier.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë marrë përsipër detyrimet për të mbrojtur informacionet e klasifikuara të njëra-tjetrës, dhe njëkohësisht edhe e kanë hapur derën për ndarjen e informacioneve.

Marrëveshja avancon aftësinë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial përmes shkëmbimit të informacionit me Shtetet e Bashkuara, ka shtuar Ambasadori Hovenier.

Ai ka vazhduar duke thënë se kjo marrëveshje është veçanërisht e përshtatshme në kontekstin më të gjerë të luftës brutale të vazhdueshme të agresionit të Putinit kundër Ukrainës.

Shkurtimisht, kjo marrëveshje pasqyron përkushtimin tonë ndaj qëllimeve të përbashkëta, vlerave të përbashkëta dhe një të ardhmeje më të sigurt për të dy vendet tona, thuhet në komtesen e Ambasadorit Hovenier.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy