Nesër afati për lirimin e ndërtesës së Komunës në Mitrovicën e Veriut

by Nexhat

Për lirimin e ndërteses në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë, është aktivizuar inspektorati komunal.

Inspektorati kërkon lirimin e saj dhe afati është deri më 25 gusht. Në përgjigje me shkrim për RTK-në, Komuna e Mitrovicës së Veriut sqaron se afati për lirim të objektit është tri ditë.

banner

Komunës nuk i është ofruar dokumentacion mbi bazën e të cilit është shfrytëzuar ky objekt.

“Afati prej 3 ditësh përfundon nesër, ditë e premte, data 25.08.2023. Vendimi i kryetarit do të zbatohet nga zyrtarët e komunës së Mitrovicës Veriore”

Më pas, komuna sqaron se do të ketë intervenime për rregullimin e objektit.

Punëtorët e strukturave paralele të Serbisë po vazhdojnë të punojnë edhe të enjten në këtë objekt. RTK ka provuar të marrë një përgjigje prej tyre por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, e as nuk na kanë lejuar të futemi brenda objektit.

Të premten është afati i fundit për ta liruar këtë objekt.

Nga Lista Serbe, përmes një deklarate, kanë bërë të ditur se punonjësit e institucioneve të Serbisë janë njoftuar se duhet të largohen nga objekti brenda tri ditësh.

“Pas ftesës së komunitetit ndërkombëtar që kryetarët e paligjshëm të komunave të punojnë nga lokacione alternative, ata shkuan një hap më tej dhe duan të na i marrin edhe hapësirat tona”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha të mërkurën se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për largimin e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy