Zelensky: Ukraina s’ka gisht në vdekjen e supozuar të Prigozhinit

by engel

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të enjten se vendi i tij nuk ka “të bëjë asgjë” me vdekjen e supozuar të shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, nga rrëzimi i një avioni më 23 gusht. Ai ka lënë të kuptohet se Kremlini është përgjegjës për këtë.

“Ne nuk kemi të bëjmë asgjë me këtë situatë, kjo është e sigurt. Mendoj se të gjithë e dinë se kush është përgjegjës”, tha Zelensky më 24 gusht, një ditë pasi një avion privat, në të cilin Prigozhin ishte i regjistruar si udhëtar, u rrëzua mes Moskës dhe Shën Peterburgut.

Hetuesit i kanë vazhduar kërkimet në rrënojat avionit privat që i përkiste grupit Wagner qysh në orët e hershme të mëngjesit së 24 gushtit.

Zyrtarët e shërbimeve të urgjencës, të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, thanë se trupat e tetë personave ishin gjetur në rrënoja, por nuk kishte asnjë informacion nëse ndonjë prej trupave ishte identifikuar dhe nuk kishte konfirmim se Prigozhin ishte në bord.

Agjencia Federale për Transportin Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya) tha se “sipas listës së pasagjerëve, emri dhe mbiemri i Yevgeny Prigozhinit ishte” në fluturimin që u rrëzua në veri të Moskës.

Komandanti dhe bashkëthemeluesi i Wagnerit, Dmitry Utkin, u rendit gjithashtu në mesin e shtatë pasagjerëve në avion, tha autoriteti i aviacionit. Dy pilotë dhe një stjuardesë ishin gjithashtu në bordin e avionit, tha autoriteti i aviacionit, duke shtuar se një hetim për incidentin ka nisur.

Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga Kremlini apo Ministria e Mbrojtjes se Prigozhini dhe Utkini vdiqën, por një kanal i lidhur me Wagnerin në platformën Telegram e shpalli atë të vdekur.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy