Zjarr në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, dyshohet se një pacient ka humbur jetën

by informim

Një pacient dyshohet se ka mbetur i vdekur nga zjarri që shpërtheu gjatë natës në shërbimin emergjent të Klinikës së Psikiatrisë në QKUK.

Gazeta Shneta ka raportuar se edhe tre punëtorë shëndetësorë janë asfiksuar por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas kësaj gazete thuhet se pacienti me sëmundje psikiatrike ishte i hospitalizuar në klinikë. Ai kishte dal nga klinika në orët e vona të së mërkurës, ndërsa më vonë ishte sjellë nga Policia e Kosovës në emergjencën e Klinikës së Psikiatrisë.

Ende nuk dihet se si është shkaktuar zjarri. është provuar të kontaktohet me Policinë e Kosovës për të konfirmuar rastin por të njëjtit deri më tash nuk janë përgjigjur.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy