Atleti sllovak Dominik Cerny i propozoi martesë bashkatdhetares së tij Hana Burzalova

Atletja sllovake Hana Burzalova, në fund të ecjes 35 km në Kampionatin Botëror të Atletikës në Budapest, mbërriti e rraskapitur në vijën e finishit gjeti shoqëruesin dhe bashkatdhetarin e saj Dominik Cerný duke e pritur i cili me pas u gjunjëzua me një unazë në dorë kur e pa atë duke ardhur.
“A do të martohesh me mua?” e pyeti sportisti i emocionuar.

Pasi ndaloi orën menjëherë pas përfundimit të garës, Burzalova, dukshëm e habitur, buzëqeshi dhe pranoi propozimin për martesë.
Një ngjarje e paplanifikuar që ka habitur të pranishmit që ndanë gëzimin e bashkëshortëve të ardhshëm.