Hapet aplikimi për mjetet e librave për prindërit, bie E-Kosova

by Nexhat

Thirrja për aplikim u hap, por platforma është jashtë funksionit.

Krahas përpjekjeve për t’u kyçur në këtë sistem, Ramiz Shabani nuk po e arrin qëllimin e tij.

Madje, nuk ka as informata të sakta se si ta bëjë një gjë të tillë.E dikush tjetër s’ishte fare i informuar se paratë për tekstet shkollore do t’iu dalin në xhirollogari prindërve.

Madje, prindi i katër fëmijëve edhe pasi provoi për të aplikuar për subvencionim, sistemi sërish nuk funksionoi.

Njësoj u shpreh edhe një prind tjetër qe nuk dinte si te aplikonte.

Telashe të tilla për t’u kyçur në këtë platformë pati në vazhdimësi gjatë së premtes, megjithatë ato s’u përmendën nga Ministria e Arsimit.

Ndërkaq furnizimi me libra nëpër librari ka filluar.

E interesimi i prindërve për çmimin e librave veçse është shtuar këtë të premte.

Sipas Vrahiut 80 euro jane te mjaftueshme për blerjen e librave.

Krahas telasheve për qasje në platformë, nga Ministria e Arsimit deklaruan se në më pak se 4 orë raportohet se janë bere rreth 30 mijë aplikime. /T7

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy