Haxhiu kërkon nga përmbaruesit privatë t’i zhbllokojnë përkohësisht llogaritë e prindërve për blerjen e librave

by informim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka nxjerr një udhëzim me të cilën kërkon nga përmbaruesit privatë që t’ua mundësojnë prindërve që kanë probleme me procedura përmbarimore t’i zhbllokojnë përkohësisht llogaritë derisa të bëhet blerja e librave për nxënësit.

Ky reagim i i Haxhiut ka ardhur pasi është paralajmëruar mundësia që prindërit që i kanë të bllokuara llogaritë të mos mund t’i blejnë librat që subvencionohen nga Ministria e Arsimit.

“Ministria e Drejtësisë, duke u bazuar në Shtojcën 1, pika 3 te Rregullores (QRK) – NR. 14/2023 per Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe ne platformën e lansuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore për nxënësit, për vitin shkollor 2023/2024, lëshon udhëzues për Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në udhëzuesin e nënshkruar nga minsitrja Haxhiu.

“Udhëzohen zyrat e përmbaruesve privatë që në pajtim me situatën faktike, të shqyrtojë mundësitë për lehtësimin e pagesave në llogaritë e bllokuara të debitorëve-  prindër të nxënësve përfitues nga platforma e lansuar nga MASHTI për subvencionimin e teksteve shkollore (përmes zhbllokimit të përkohshëm të llogarive të bllokuara të debitorëve në rastet kur të njëjtit pranojnë mjete financiare subvencionuese të destinuara për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore, me qëllim të tërheqjes së këtyre mjeve deri në vlerën e destinuar për këtë qëllim), thuhet në Udhëzues.

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci ka njoftuar të enjten mbrëma se barra për blerjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do t’u bie prindërve, për çka qeveria do t’i subvencionojë me nga 80 euro për një nxënës, derisa për klasat tjera do të përdoren librat nga vitet e kaluara që janë dorëzuar në fund të vitit shkollor.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy