Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot ka takuar senatorin zviceran, njëherësh kryetarin e Komisionit për Çështje Juridike në Parlamentin e Zvicrës, Carlo Sommaruga me të cilin biseduan për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit, e qeverisjen e deritanishme.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit ata biseduan edhe për rolin e rëndësinë e diasporës shqiptare në Zvicër.
Kurti e falënderoi senatorin Sommaruga për vizitën, interesimin për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij.
“Në takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni”, thuhet në njoftim.