Ndeshja kthyese ndaj BATE-s në Hungari – Ballkani afër fazës së grupeve dhe miliona eurove

by Nexhat

Ballkani ka shënuar fitore të madhe ndaj BATE Borisovit me rezultat 4-1 në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Konferencës, duke bërë hap gjigant drejt grupeve.

Edhe pse BATE Borisov shënuan të parët me Denis Laptev në minutën e 10, Ballkani nuk u dorëzua dhe vazhdoi fuqishëm për të shënuar katër gola.

Bajram Jashanicën shënoi me kokë në minutën e 31-të për rezultatin 1-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Bleart Tolaj shënoi dy herë, ndërsa goli i Armend Thaqit vulosi fitoren e madhe të Ballkanit.

Kjo fitore është epërsi e madhe e Ballkanit për ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave në Hungari, pasi UEFA nuk i lejon klubet bjelloruse të luajnë në vendin e tyre, sepse i dolën në krahë Rusisë që sulmoi Ukrainën.

Pra nga ndeshje kthyese që zhvillohet në Hungari në stadiumi ‘Varosi’ në qytetin Mezokovesdi, 140 km larg Budapestit, kampioni ynë ka luksin e shumë rezultateve për të prekur fazën e grupeve.

Fitorja dhe barazimi nuk diskutohen, por Ballkani mund të humb me rezultat me një gol dhe dy gola epërsi dhe përsëri mund të kalojë tutje. Humbja me tre gola epërsi  dërgon ndeshjen në vazhdime, por vështirë të ndodh kjo duke parë lojën që bëri sot Ballkani dhe forcën që tregoi klubi bjellorus.

Në sezonin 2022/23 nga garat evropiane Ballkani kishte fituar 4 milionë e 182 mijë euro, sipas “football-coefficient”. Edhe këtë vit, kampioni kosovar ua ka mësuar këtyre shifrave,

Kalimi në fazën e grupeve ia siguron çdo klubi edhe 2.9 milionë euro të tjera. Një fitore në fazën e grupeve vlen 500 mijë euro, ndërsa barazim ka vlerë 166 mijë euro.

Në total shifrat mund të arrijnë shumë lehtë mbi 4 milionë euro, gjë që kishte arritur vitin e shkuar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy