Ndryshime në qeveri në shtator? Rama nuk e përjashton: Prisni edhe pak ditë sa të mblidhet Asambleja. Për zgjedhjet e parakohshme…

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e zhvilluar me gazetarët u pyet lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe nëse do të ketë të tilla. Rama i cilësoi si thashetheme që mund të bëhen vetëm ‘nëpër çadrat e plazhit’.

“Mos humbisni kohë me këto thashetheme që janë për nën çadrën e plazhit dhe jo për të humbur kohën ne këtu në godinën e qeverisë”, tha ndër të tjera Rama.

banner

Sa i përket ndryshimeve në qeveri, kryeministri e la të hapur si mundësi duke thënë se duhet edhe pak ditë për të zbuluar me detaje nëse do të ketë apo jo të tilla.

Pyetje: A do të ketë ndryshime në qeveri?

Edi Rama: Prisni edhe pak ditë!

Pjesë nga fjala e Ramës:

Edi Rama: Mos u ndiko nga këto thashetheme që janë për nën çadrën  e plazhit dhe jo për të humbur kohë në godinën e qeverisë.

Reforma e Drejtësisë në Shqipëri është gjëja më e madhe, më e rëndë, më e paimagjinueshme deri përpara pak vitesh që i ka ndodhur shtetit shqiptar, në historinë e vet. Është gjëja më e madhe sepse nuk ka pasur asnjëherë ky vend një drejtësi që të mos pyeste se kush je, por të vepronte mbi këdo qoftë. Për herë të parë individë të lidhur me forcën në pushtet, nuk është marrë përpara përgjegjësisë, është hera e parë që këta individë merren përpara përgjegjësisë. Është gjëja më e rëndë që i ka ndodhur Shqipërisë sepse pesha e kësaj reforme i tejkalon të gjitha peshat. Është e rëndë sepse lidhet drejtpërdrejt me lirinë e atyre që kanë pushtet. Mund ta humbasin lirinë, nëse e shfrytëzojnë pushtetin për të cënuar të drejtat e publikut apo të drejtat e individëve të tjerë. Ndaj mrekullohem kur dëgjoj se në vend që të jetë një arsye e përbashkët për t’u ndjerë mirë që drejtësia më në fund pas 100 vitesh po vepron si e tillë, kthehet në arsye për të bërë mjau mjau. Unë ndjehem shumë krenar për këtë që kemi bërë. Kur është fjala për individë që jo vetëm i kam njohur, por i kam pasur afër., por ama në nivelin e detyrës, kjo ka qenë e paimagjinueshme. Thënë të gjitha këto nuk ka shanse, të paktën sa të jem unë këtu. Nëse të tjerë vijnë këtu, nuk mund të garantoj asgjë. Sa të jem unë këtu, presioni mbi drejtësinë e re, të funksionojë duke kaluar përmes kërcënimeve, nuk ka shans. Kjo drejtësi është ajo që i duhet Shqipërisë që të bëhet shteti që kanë ëndërruar ata që e kanë krijuar dhe shteti që i shërben të gjithë dhe ku askush nuk ndjehet mbi të tjerët. Dhe për këtë duhet të jeni të gjithë krenare. Këtu nuk lihet rast pa i nxirë faqen Shqipërisë vetëm për t’i rënë qeverisë, apo mua personalisht

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy