Pinguinëve po u mungon akulli për t’u riprodhuar

by Merita

Lloji i pinguinëve “perandori” mund të zhduket deri në fund të shekullit për shkak të ngrohjes globale, siç zbulohet nga një studim i publikuar në “Communications Earth & Environment”

Pothuajse të gjitha kolonitë e pinguinëve perandorë, zogjtë e mëdhenj të Antarktidës, mund të zhduken deri në fund të shekullit.

banner

Shkak është shkrirja e akullit të detit, nga i cili varet cikli i tyre riprodhues.

Këtë e ka zbuluar një studim britanik i publikuar në revistën “Communications Earth & Environment”.

Të dhënat tregojnë se në 2022 dhe 2023 shtrirja e akullit në Polin e Jugut ishte në nivelin më të ulët historik.

Dhe ishin zogjtë e pinguinëve të perandorit që vuajtën më shumë: rreth 10,000 vdiqën, ngrinë ose u mbytën.

Një vdekje katastrofike për shkak të copëtimit të akullit që ndodhi në muajin nëntor, në periudhën e daljes së vezëve, e cila nuk i la kohë as formimit të puplave të nevojshme për not.

Dështimi i plotë riprodhues ndodhi në katër koloni. Një fund shumë i trishtuar që është vërejtur nga satelitët dhe që tashmë ka bërë që Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës të përfshijë speciet në kategorinë e kafshëve të cenueshme për shkak të ngrohjes globale.

Tërheqja e akullnajave në Arktik ka qenë e njohur për dekada, por në Antarktidë shkrirja dukej më e moderuar.

Dhe me këtë zbulim të ri një tjetër pjesë i shtohet një lufte, ajo kundër rritjes së temperaturave, e cila mund të fitohet vetëm përmes reduktimit të emetimeve të CO2.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy