Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, dy të plagosur

by engel

Një ngjarje e rëndë njoftohet të ketë ndodhur mbreme rreth ores 22:00 në Shëngjin.

Sipas burimeve paraprake nga policia të shtëna me armê zjarri janë regjistruar në zonën e njohur si “Rana e hedhun”. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë plagosur dy persona. Ata janë Albert Gjinaj, 28 vjec, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

banner

“Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit Albert Gjinaj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit” – thuhet në njoftimin e policisë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy