24 persona të arrestuar për 24 orë në Kosovë

by informim

Policia e Kosovës për 24 orë ka arrestuar 24 persona të përfshirë në vepra të ndryshme të kundërligjshme, si dhe janë evidentuar 72 aksidente.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kanë ndodhur 24 aksidente me persona të lënduar e 48 të tjera me dëme materiale.

banner

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport aktualisht në mbajtje nga 24 të arrestuar po qëndrojnë 16 persona.

Po ashtu janë shqiptuar 2006 gjoba për kundërbajtje të ndryshme në trafikun rrugor.

“Gjatë 24 orëve të kaluara, Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore ka arrestuar 24 persona të dyshuar të përfshirë në vepra të ndryshme të kundërligjshme, janë evidentuar 72 aksidente në trafik, si dhe janë shqiptuar 2006 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor”, thuhet në raport.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy