Arsenal nuk arrinë të fitojë ndaj Fulham

by engel

Arsenal dhe Fulham kanë luajtur baraz 2-2 në ndeshjen e sotme të xhiros së tretë të Premier League në Angli.

Ishte Fulham skuadra e cila e para kaloi në epërsi në minuten e 1′ të ndeshjes me golin e Pereira. Vetëm pas 57 sekondave Andreas Pereira u hodh në një pasim të lirë nga Bukayo Saka dhe gjuajti nga 30 metra për të shënuar dhe për të heshtur gjithë stadiumin.

Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

Në pjesen e dytë, në minuten e 70′, nga penaltia barazoi Saka për të kthyer shpresat Arsenalit për fitore në këtë ndeshje. Arsenali fitoi një penallti për një faull ndaj Fabio Vieira-s të cilin Saka e konvertoi në gol për Arsenalin.

Arsenali bëri rezultatin 2-1 dy minuta më vonë kur Vieira dhuroi një krosim të saktë për Eddie Nketiah i cili e shfrytëzoi për të shënuar gol.

Mirëpo, ishte Palhinha i cili shënoi në minuten 87′ për golin e dytë për Fulhamin, me të cilin barazoi rezultatin 2-2 dhe i mohoi Arsenalit fitoren në shtëpin e vetë dhe tre pikët e vlefshme të kampionatit.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Arsenali ka 7 pikë ndërsa Fulham ka grumbulluar 4 pikë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy