Më 15 gusht, me një deklaratë të ashpër, ishte e qartë: Napoli nuk do ta lirojë Spallettin pa paguar klauzolën. “Çështje parimore dhe jo parash”, gjëmonte De Laurentiis.
Keshtu qe, trajneri toskan përfundoi në pankinën e kombëtares italiane.
Presidenti i napolitanëve u foli sërish për këtë kolegëve të tij në Il Foglio: “Avokatët e Spalletit po e diskutojnë dhe unë preferoj të mos përzihem”.
De Laurentiis më pas iu kthye lamtumirës së trajnerit të ri të Napolit pasi fitoi Scudetton: “Marrëveshja e shpejtë me FIGC? Spalletti më tha: Jam shumë i lodhur, kam nevojë për një periudhë pushimi për të kultivuar tokën. Prandaj e lashë të shkojë, por vetëm ai e di se çfarë po i shkonte nëpër mend”.
Megjithatë, do të ketë kohë për të “korrat”: tani Spalletti po punon për të përcaktuar stafin e tij në kombëtare dhe më 2 shtator do të prezantohet zyrtarisht.
Më pas fokusi menjëherë te dy ndeshjet që e presin Italinë në shtator (Maqedonia e Veriut dhe Ukrainën), tashmë vendimtare për kualifikimin në Europianin e ardhshëm.