“El Gordo”, kap trafikanti shqiptar në Kolumbi, në kërkim nga 180 vende

by informim

Një shqiptar i njohur ndryshe si “El Gordo”, i akuzuar për aleanca me trafikantët kolumbianë të drogës është arrestuar në Santa Marta. Shqiptari kërkohej në më shumë se 180 vende dhe do të konsiderohet një objektiv me vlerë të lartë nga autoritetet franceze, Europol dhe Interpol.

Prokuroria dhe Policia arrestuan në Santa Marta (Magdalena) shqiptarin me emrin Besnik Nikolli, i njohur si “Niko” ose “El Gordo”, i cili prej tetorit 2021 kërkohet nga autoritetet franceze nëpërmjet një qarkoreje të kuqe të Interpolit për krimin e trafikut të drogës.

I arrestuari përfshihet në krime të pastrimit të parave si dhe trafik droge. Nga informacionet që posedonte organi hetimor përcaktohej se ‘Niko’ ishte në shërbim të strukturave të trafikut të drogës që kryejnë krime në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani. Me sa duket, prania e tij në Kolumbi synonte të krijonte kontakte me rrjetet e trafikut të drogës. Këto veprime do ta kishin bërë të arrestuarin të konsiderohej një objektiv me vlerë të lartë për Europolin, Interpolin dhe autoritetet franceze.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy