Yjet ju japin frymëzim: ky horoskop ju shoqëron gjatë fundjavës për t’ju interpretuar përmes astrologjisë. Ju jeni arkitekti i fatit tuaj (me pak ndihmë)
Këtë të shtunë, më 26, Hëna në Shigjetar përplaset me Marsin dhe Neptunin përpara se të hyjë në Bricjap, ku do të kalojë gjithë të dielën e 27 gushtit në harmoni me Diellin, Saturnin dhe Jupiterin: pas një të shtune të shqetësuar, përqendrimi rikthehet.
E diela është një ditë e shkëlqyeshme për të përfunduar punët që i keni shtyrë për një kohë ose për të trajtuar detyra që kërkojnë fokus.
Dashi: Mos u frikësoni nëse duhet të ndryshoni planet tuaja, shfrytëzojeni si një mundësi për të ushtruar aftësitë tuaja organizative.
Demi: Mos e detyroni veten të bëni gjëra që nuk keni dëshirë t’i bëni, të paktën lejojini vetes të eksploroni në fundjavë.
Binjakët: Njerëzit e tjerë, pa dashje ose ndryshe, mund t’ju bëjnë të ndiheni nën presion – jini të sinqertë për sa jeni te disponueshëm.
Gaforrja: Të bësh gjëra me të tjerët, jo për të tjerët, është një lehtësim i madh.
Luani: Nganjehere edhe pazari apo shopping mund të jetë gjithashtu argëtues, qasuni atyre si një lojë .
Virgjëresha: Rikthejuni një loje që e keni dashur që fëmijë për t’u çlodhur.
Peshorja: Këtë fundjavë nuk keni dëshirë të mendoni dhe zgjidhni: ftojeni veten në nje darkë.
Akrepi: Shmangni fiksimin për gjërat që ju janë thënë: bëni diçka praktike që ju mban të zënë.
Shigjetari: Shqetësimet e punës mund të presin, këtë fundjavë përkushtojuni gjërave që ju pëlqejnë.
Bricjapi: Përdoreni këtë fundjavë të meditimit për të lënë të lirë mendimet dhe emocionet tuaja.
Ujori: Ndonjëherë shoqërimi mund të jetë shumë i lodhshëm – merrni pak kohë për veten tuaj.
Peshqit: Organizoni një takim me miqtë ku është e ndaluar të flisni për punën.