Manchester United – Nottingham Forest: Fitore me prëmbysje të rezultatit

by engel

Manchester United ka arritur fitore të rëndësishme në Premier League në ndeshjen e luajtur sot ndaj Nottingham Forest.

Bukurinë kësaj fitoreje ja shtoi përmbysja e rezultatit nga 0-2 në 3-2 në fund të ndeshjes.

banner

Brenda katër minutave të para, Nottingham Forest shënoi dy herë, së pari në minuten e 2′ me Awoniyi dhe në minuten e 4′ me Boly.

Për të ngushtuar rezultatin në 1-2 u përkujdes Eriksen në minuten e 17′, dhe kështu përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

Rezultati i barazua në minuten e 52′ nga Casemiro, nga një aksion i ndërtuar me mjeshtri duke nisur aksionin nga një gjuajtje e lirë.

Rezultati në 3-2 u arritë në minuten 76′ me një gol të shënuar nga penaltia nga Fernandez.

Para se të shënohej goli i tretë, ekipi i Nottingham Forest mbeti me 10 lojtarë për shkak se mbrojtësi Worral pengoi aksionin e golit me një ndërhyrje të palejuar.

Me këtë fitore Mancherter United merr tre pikë dhe shkon në kuoten e 6 pikëve ndërsa Nottingham Forest mbetet në kuoten e 3 pikëve pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy