Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën.
Me mijëra automjete e qytetare janë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt bregdetit, duke sjelle ngarkesë trafiku në segmentin Morinë-Kukës,të Rrugës së Kombit.
Kolona e mjeteve kaloi më shumë se 6 kilometra deri ne afersi te Ures se Uzines.

Të dhënat zyrtare të policisë kufitare për këto 24 orë, flasin për më shumë se 36 mijë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës me të paktën 10 mijë e 200 automjete.
Në dalje nga RSH, 24,448 shtetas dhe 6,768 mjete.
Ndërsa gjatë 24 orëshit të fundit numri i hyrje daljeve në Morinë ka arritur në 76200 qytetarë.
Bëhet me dije se në këtë pikë kufitare punohet me 12 sportele 6 në hyrje e 6 në dalje.
Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes Shqipërisë e Kosovës janë shmangur radhët në kufi.