Aktori Fatmir Spahiu ka reaguar pasi këngëtarja kosovare, Rita Ora, u pa duke mbajtur në supe flamurin e Serbisë gjatë një koncerti në Hungari.
Spahiu thotë se ka mundësi që Rita Ora nuk i njeh flamujt e shteteve të vogla.
Ai ka përmendur momentin kur një kosovare merr pjesë në The Voice of Australia, duke e barazuar atë me gollat e Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës kundër Serbisë.
“Btw reagimi i saj kur e sheh nje bashkevendase te saj ne nje talent shoë ne Australi eshte i barazvlershem me gollat e Shaqirit dhe Xhakes kunder serbise. Mua ma ka dridh pak buzen e poshtme. Reagimi i saj ne at shoë ma kujton nje pervojen timen ne nje vend turistik ku gjasat per me pas shqiptare kane qene minimaliste. Tu u shetite ne nje barke te vogel, ne qosh te botes e pata degju kete fraze “Ruzhdi mos u gjuje se ka gurë” u pata nij krenare e emocionum pa mase per faktin se pak jena por gjithcka na gjen. We go we go we shine”, ka shkruar Bufi.