“Duam drejtësi”, promovuesi i Daniel Dubois ofron fakte se përse Usyk nuk e meritoi fitoren

by Nexhat

Frank Warren, promovues i Daniel Dubois ka kundërshtuar vendimin e gjyqtarit për vendimin e ishte një goditje nën brez nga klienti i tij ndaj Oleksandr Usyk.

Ukrainasi u godit në raundin e pestë nga britaniku në atë që u cilësua si një goditje e ulët, ndërsa iu dashtën mbi tre minuta për këndellje.

Usyk u këndell gjatë raundeve pasuese, ndërsa fitoi me nokaut teknik në të nëntin ndaj 25-vjeçarit – por që Warren nuk pajtohet me vendimin e gjyqtarit.

“Nuk ishte një goditje e ulët. Do të doja që ata të mund ta vendosnin atë se çfarë ishte dhe ne të gjithë mund ta shihnim atë”, ka thënë fillimisht ai.

“Ata nuk i hoqën asnjë pikë. Më pëlqen Usyk, por kjo ishte një vendim i plotë në favor të tij. Ai nuk ishte i aftë për të vazhduar dhe i dhanë disa minuta për t’u këndellur.

“Duhet të jetë i drejtë dhe duhet të jetë në vlerësim me pikë. Sa kohë iu dashtë atij të këndellej? Organet drejtuese do të duhet të shikojnë atë dhe të urdhërojmë një rimeç, duam drejtësi”.

“Ne do të urdhërojmë apelimin për atë që ndodhi këtu. Ka të bëjë me një grusht të ligjshëm që e ndaloi dhe ai duhet të kishte fituar, të gjithë duan të shohin rimeçin”.

“Nëse Daniel do të kishte heqje pikësh, atëherë do të kishte qenë e lehtë për t’u bërë. Do të shohim tani”, ka shtuar më tej Warren.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy