Gjimshiti në bisedime me Beshiktashin, klubi turk synon huazimin e tij

by informim

Berat Gjimshiti mund të bëhet futbollisti i radhës shqiptar që i bashkohet Superligës së Turqisë.

Beshiktashi është klubi që ka shprehur interesim për mbrojtësin e Atalantas.

“beIN Sports” ka raportuar se klubi turk ka nisur bisedimet me Gjimshitin.

Madje thuhet se zyrtarët e këtij klubi janë takuar me 30-vjeçarin, për të biseduar rreth mundësisë së huazimit të tij.

Reprezentuesi i Shqipërisë besohet se është i hapur për një lëvizje të tillë.

Berat Gjimshiti është pjesë e Atalantas që nga viti 2016. Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy