Ish-notarja olimpike Helen Smith ndërroi jetë tragjikisht gjatë një pushimi familjar në Liqenin District, një vend që ajo e kishte shumë për zemër.

Nëna e dy fëmijëve, dikur një atlete olimpike dhe tani një mesuese, u nda nga një vdekje e parakohshme.
Mjekët bëjnë me dije se shkak i vdekjes ishte ataku kardiak, por Helen nuk vuante nga problemet me zemrën.

Familja e Helenës po përballet me humbjen e papritur, duke e kujtuar atë si një motër, nënë, grua dhe vajzë të dashur.
E përshkruar me dashuri si dikush që “ndriçonte çdo dhomë”, ish-notarja 42-vjeçare u kujtua për buzëqeshjen e saj rrezatuese dhe praninë gjithnjë pozitive.
Smith ka marrë pjesë në Olimpiadën Sydney 2000 me Britaninë e Madhe dhe ishte e specializuar në notin e shpinës, ndërsa fitoi disa herë medalje në Lojërat e Commonwealth.