Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është rregulluar problemi teknik në platformën e-Kosova dhe se tani qytetarët mund të aplikojnë për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente.
Të premtën dhe të shtunën, platforma e-Kosova pati probleme dhe aplikimi s’ishte i mundur, por tani Ministria thotë se platforma është “funksionale”.
“Gjatë ditës së premte dhe të shtunë, më 25 dhe 26 gusht, platforma e-Kosova ka hasur në disa probleme teknike. Si pasojë e kësaj, aplikimi për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente nuk ka qenë i mundur për disa prej jush. Ky problem teknik tashmë është rregulluar dhe platforma është funksionale e pa vështirësi aplikimi”, thuhet në njoftim.
Për t’u informuar më shumë rreth subvencionimit, vizitoni web-faqen e Ministrisë së Ekonomisë: https://me.rks-gov.net