Arbnor Muçolli ka vazhduar me formë të shkëlqyer në elitën e futbollit suedez me fanellën e skuadrës së tij Goteborg.
Sulmuesi i talentuar shqiptar ka qenë vendimtar në fitoren që Goteborg e ka marrë në shtëpi përballë pretendentëve për titull të kampionit, Hacken 4-2.
Muçolli ka realizuar një gol të bukur në këtë ndeshje, ku u shërbye mirë në zonë dhe me një gjuajtje të fortë realizoi.
23-vjeçari asistoi edhe tek goli i katërt duke konfirmuar kështu formën e tij të shkëlqyer.
https://twitter.com/dplus_sportSE/status/1695833818723184837?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1695833818723184837%7Ctwgr%5Ee78a6c40b4563e29912c5d1e9907ccafb43e0af4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmucolli-vendimtar-gol-dhe-asistim-ne-fitoren-e-goteborgit%2F
Reprezentuesi shqiptar iu bashkua Goteborgut në verën e këtij viti dhe deri tani ka luajtur tetë ndeshje, duke shënuar dy gola dhe dhënë dy asistime.
Sulmuesi shqiptar është titullar i padiskutueshëm dhe po ndihmon Goteborgun që t’i largohet sa më shumë zonës së rrezikshme.
Falë formës së shkëlqyer, Muçolli pritet të grumbullohet për ndeshjet e shtatorit nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho