Rita Ora bie pre e provokimit, ngatërron flamurin serb me atë hungarez dhe e merr me vete në skenë

by Nexhat

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është kthyer në personazhin më të përfolur të momentit në trevat shqiptare.

Kjo pasi në rrjetet sociale po qarkullon një video, e cila e shfaq atë me flamurin serb gjatë një paraqitje në festivalin Szegedi Ifjusagi Napok – SZIN, në Hungari.

banner

Gjatë performancës në publik, asaj i është dhënë një flamur ( i cili ka qenë i Serbisë), dhe këngëtarja pa e shikuar fare e ka marrë me vete në krah.

E kur është ngjitur në skenë, interpretuesja e hitit “Anywhere” ka menduar që ka me vete në krah flamurin e shtetit nikoqir, pra atë të Hungarisë.

Më pas, në një video tjetër, Ora mund të shihet teksa e shikon disa herë me mëdyshje se çfarë flamuri ka në dorë – gjersa nuk mund ta kuptojë bash mirë përderisa është e koncentruar te interpretimi.

Dhe në fund, Rita e ka larguar flamurin në fjalë duke qenë në mëdyshje për atë se çfarë ka mbajtur në duar gjatë gjithë kohës.

Rita Ora përndryshe është shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës në vitin 2015, nga presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy