Serbia nuk po zbaton marrëveshjet, pak shqiptarë në institucionet shtetërore në Luginë

by Nexhat

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka akuzuar Serbinë se nuk ka zbatuar qëllimet thelbësore të marrëveshjeve, siç janë integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë.

Sinani ka shkruar në Facebook se krahas obligimeve kushtetuese dhe ligjore, si dhe obligimeve të cilat imponohen nga marrëveshjet tanimë të njohura ndërkombëtare; Serbia ka marrë ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe obligime të posaçme me tri dokumente të veçanta, të cilat janë miratuar nga ana e qeverisë.

banner

“21 vjet më vonë, në të gjitha institucionet që nuk janë nën kompetenca të Komunave (që janë në kompetenca të Qeverisë Republikane ose Administratës së Rajonit), numri i shqiptarëve është simbolik, e ka madje institucione ku nuk ka fare shqiptarë. Jo vetëm që nuk janë punësuar shqiptarët lokalë, por janë sjellë edhe serbë të rajoneve të tjera nga Serbia”, ka shkruar ajo.

Sinani e cila tani është këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se kjo është Serbia për pakicat e saj kombëtare.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy