Sheff Utd 1-2 Man City: Rodri meritor për fitoren

by engel

Goli në minutat e fundit i Rodrit i siguroi Manchester Cityt një fitore të vështirë 2-1 ndaj Sheffield United dhe e ngriti atë në krye të Premier League.

Në minuten 37′ Manchester City pati mundësinë të kalojë në epërsi por nuk ndodhi kështu sepse Haaland gaboi nga pika e bardhë. Megjithëatë, në pjesen e dytë ishte prap Haaland i cili e shënoi me kokë golin e epërsisë në minuten e 63′. Epërsia zgjati vetëm deri në minuten e 85′ kur Bogle barazoi në 1-1. Fituesi i këtij ballafaqimi i përcaktua në minuten e 88′ kur Rodri me një gjuajte të saktë shënoi dhe e ngriti epërsinë në 2-1.

banner

Ishte një përfundim pa frymë në një ndeshje që City e dominoi ku Haaland humbi një penallti në pjesën e parë. Megjithatë goditja e Rodrit më në fund i dha fund rezistencës së guximshme të Blades dhe vulosi fitoren e 200-të të trajnerit në mungesë të Pep Guardiolës në ligën e parë angleze.

Derisa sa të rikuperohet trajneri Pep Guardiola pas operacionit në shpinë që e ka kryer në barcelonë, City do të drejtohet nga ndihmës-trajneri Juanma Lillo.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy