Një shtetase e huaj ka raportuar në Polici se partneri i saj me të cilin ka një fëmijë, më herët ka ushtrua dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.
Ndërsa, muajt e fundit ajo ka thënë se i dyshuari e ka dërguar viktimën bashkë me djalin te familja e saj dhe nuk është interesuar më për ta.
I dyshuari pas intervistimit lidhur rastin, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 26.08.2023 Viktima femër shtetase e huaj, ka raportuar se i dyshuari kosovar me të cilin ka qenë duke bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë, më herët ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj saj, dhe po ashtu muajt e fundit, i dyshuari e ka dërguar viktimën bashkë me djalin e tyre tek familja e saj, ndërsa nuk është interesuar fare për gjendjen e tyre. I dyshuari pas intervistimit lidhur rastin, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”