Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, ka pasur një verë mjaft të ngjeshur me angazhime në muzikë.
E duket se fundin e sezonit, ajo e ka rezervuar për pushime, ndërsa ka zgjedhur një destinacion mjaft të largët.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shkupjania ka bërë të ditur se ndodhet me pushime në Zanzibar të Tanzanisë.
Ajo ka pozuar me bikini në një pellg bashkë me disa breshka, ku ndër të tjerash ka vënë në pah linjat e saj të trupit.
Tuna është mjaft e përkushtuar në palestër dhe aktivitete sportive, me çka ka arritur që të ketë linja të lakmueshme trupore.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare ndodhet në Afrikë, pasi më parë ka xhiruar edhe një klip atje, të titulluar “Amoni”.
Nga imazhet në rrjetet sociale, Tuna duket se ia ka kaluar mjaft mirë gjatë këtyre ditëve në parajsën afrikane.