“Rusia ka humbur 260,820 trupa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në fund të shkurtit 2022”.
Kështu është shprehur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan Sky News.
Shifrat janë të paverifikuara dhe janë në kontrast të madh me raportimin e vetë Rusisë për humbjet e saj.
Në përditësimin e tij, shtabi i përgjithshëm tha gjithashtu se, që nga pushtimi 18 muaj më parë, Rusia gjithashtu ka humbur:
-4396 tanke
-8554 mjete luftarake të blinduara
-7823 automjete të tjera
-5403 sisteme artilerie
-728 sisteme raketore
-498 sisteme të mbrojtjes ajrore
-315 aeroplanë
-316 helikopterë
-4378 dronë
-18 anije