Vdekja tragjike e dy turistëve në Ksamil, deputeti italian: Meloni të kërkojë drejtësi

by Nexhat

Deputeti italian, Francesco Emilio Borrelli, në një reagim në lidhje me vdekjen në aksident të dy turistëve italianë, të cilët u përplasën për vdekje në rrugën Ksamil-Sarandë nga një 17-vjeçar i cili po drejtonte mjetin pa leje drejtimi, shkruan sse më shumë zhurmë u bë për ikjen pa paguar të disa turistëve italianë nga një restorant në Berat se sa për një ngjarje të tillë tragjike.

Ai kërkon nga kryeministrja Giorgia Meloni që të marrë masa për të kërkuar drejtësi për shtatasit italian që u përplasën nga minoreni në Shqipëri.

banner

“Shpresoj që kryeministrja Giorgia Meloni të marrë masa në kohë për t’i kërkuar qeverisë shqiptare drejtësi për Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano, dy të rinjtë nga Monteruscello që u përplasën për vdekje nga një makinë e  cila drejtohej nga një minoren i cili në asnjë mënyrë nuk mund të ishte në timon, siç konstatohet nga vetë Policia që po heton.

Bëjeni me shumë këmbëngulje dhe vendosmëri me të cilën ndërhytë për të mbrojtur restorantin shqiptar duke paguar faturën prej tetëdhjetë eurosh për katër italianëtqë u larguan nga restoranti pa paguar. Fatkeqësisht, për momentin nuk është thënë asnjë fjalë për bashkëqytetarët tanë që humbën jetën në aksidentin tragjik, as nga ju dhe as nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Fatkeqësisht, një faturë e papaguar në një restorant bën më shumë zhurmë se dy italianë që u vranë”, u shpreh deputeti i Alleanza Verdi Sinistra, Francesco Emilio Borrelli.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy