Zgjedhjet e pjesshme në Kukës, Emri Vata kandidat i Berishës për kryebashkiak

by Nexhat

Emri Vata është kandidati i cili ka dalë nga Primaret e Rithemelimit në qytetin e Kukësit, i cili do të garojë më 24 shtator kur do të mbahen edhe zgjedhjet për kreun e bashkisë së këtij qyteti pas shkarkimit të Safet Gjicit.

Në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka monitoruar procesin nga i cili ka dalë fitues Emri Vata mes kandidatëve të tjerë si Ardian Elezi, Gëzim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli.

banner

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.  Pas numerimit të fletëve të votimit, sipas procesverbalit zyrtar të mbërritur nga Komisioni i Votimit dhe Numurimit, fitues u shpall: z. Emri Vata.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kandidatit në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Kukës”, thuhet në njoftimin për shtyp të grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy