44
Kreu i PD, Lulzim Basha ka thirrur më datë 2 shtator Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Basha ka zbuluar edhe logon.
Mësohet se në këtë takim në fokus do të jenë ndryshimet statutore, vendimet organizative në përputhje me vendimet statutore si edhe do të ketë miratime të agjendës politike të partisë Demokratike.
Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë:
-Ndryshime statutore;
– Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;
– Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.