Çështja Beleri, media greke: Ja çfarë do të ndodhë

by informim

Mediat greke vazhdojnë që t’i bëjnë jehonë arrestimit të Fredi Belerit që ndikoi në raportet mes dy vendeve. Sot “Tanea” flet për tre skenarë. “Çështja e Fredi Belerit, i cili qëndron në paraburgim në burgjet e Tiranës, duket se ka hyrë në ngërç, ndërsa pasojat diplomatike tashmë janë evidente në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë” shkruan gazeta.

Fredi Beleri qëndron në paraburgim që prej 12 majit me akuzën e tentativës për blerje votash dhe, sipas ligjit zgjedhor shqiptar, nëse një kryetar bashkie nuk betohet brenda tre muajve, ai shpallet i shkarkuar dhe zgjedhjet përsëriten.

banner

Sipas burimeve ligjore, megjithatë, ka dallime në mendime se kur skadon saktësisht afati tre mujor, duke qenë se nuk ka asnjë precedent për zbatimin e kësaj dispozite legjislative.

Disa burime ligjore pohojnë se tremujori është llogaritur në bazë të kohës kur është mbledhur këshilli i qytetit të Himarës, ndaj afati skadon në mes të shtatorit. Megjithatë, sipas autoriteteve zyrtare të Shqipërisë, afati tre mujor ka skaduar që prej datës 14 gusht” vijon më tej shkrimi.

Më pas gazeta rendit tre skenarë mbi këtë proces. “Të gjitha mundësitë janë të hapura.

  • Skenari i parë më pozitiv për momentin është, nëse Tirana vendos t’i japë fund kësaj krize, që Belerit t’i jepet një leje, qoftë edhe disa orëshe, për të bërë betimin.
  • Skenari i dytë është që qeveria shqiptare të shpallë zgjedhje në Himarë me Belerin në paraburgim pa qenë i dënuar.
  • Skenari i tretë është që procesi i Belerit të vazhdojë menjëherë, para thirrjes për përsëritjen e zgjedhjeve. Nëse shpallet i pafajshëm do të mund të kandidojë sërish për kryetar bashkie, ndërsa nëse dënohet nuk do të jetë kandidat” shkruan gazeta. Edi Rama tha dje për gazetën “Kathimerini” se do të presë gjyqin për të vendosur për zgjedhjet.
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy