Në qytetin e Bledit, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti mori pjesë në darkën e punës të ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob për liderë të rajonit dhe presidentin e Këshillit të Evropian, Charles Michel.
Në një pjesë të komunikatës së Zyrës së Kryeministrit të Kosovës u ri konfirmua se që nga 1 janari, kosovarët do të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së përveç BeH-së.
“Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian ndërkohë që do t’ju kërkohen viza për në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këto 50 ditët e mbetura para Samitit në Tiranë, është e rëndësishme që të fillojë zbatimi i plotë i tri marrëveshjeve që kemi nënshkruar në Berlin”, thuhet në komunikatë.