Kurti takohet me ambasadorin amerikan në OSBE, i tregon se në Veri nuk ka më incidente dhe kanë ulur numrin e policisë

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Forumit të Bledit është takuar me Michael Carpenter, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE.

Me të Kurti ka folur për situatën në Veriun e Kosovës, si dhe zbatimin e Marrëveshjes Themelore.

banner

Po ashtu, Kurti ka thënë se kanë ulur praninë e policisënë Veri dhe gjatë dy muajve të fundit nuk ka pasur asnjë incident.

”Diskutuan çështjet aktuale dhe dialogun për zbatimin e Marrëveshjes Themelore. Pa asnjë incident në 2+ muaj dhe me ulje të pranisë së policisë, tani kemi një situatë të de-përshkallëzuar ku ripërshkallëzimi duhet të parandalohet“, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka zhvilluar në sërë takimesh në Slloveni.

Ai gjatë ditës ka pasur një debat me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, të cilës i tha se Serbia nuk është distancuar nga Millosheviqi e Putini.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy