Ishull i Paqësorit do t’ju bashkohet disa vendeve që veprojnë nga qyteti, statusi i të cilit është në thelb të konfliktit izraelito-palestinez.Ishulli i Paqesorit,

Papua Guinea e Re (PNG) do të hapë një ambasadë në Jerusalem javën e ardhshme, gjatë vizites se kryeministrit James Marape, raportoi një zëdhënës i zyrës së tij.
“Po, kjo është e saktë,” i tha zëdhënësi agjencisë së lajmeve Reuters të hënën kur u pyet nëse vendi ishte i vendosur të hapte ambasadën dhe nëse Marape planifikonte të vizitonte Izraelin javën e ardhshme.
Papua Guinea e Re vendosi lidhje diplomatike me Izraelin në 1978 dhe aktualisht mban një konsullatë pranë Tel Avivit, ndërsa Izraeli i trajton marrëdhëniet e tij me PNG përmes ambasadës së tij në Australi.
Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit tha në shkurt se PNG do të hapte ambasadën e saj të parë në vend diku në vitin 2023.
Duke cituar burime të paidentifikuara, Channel 14 i Izraelit më herët raportoi se inaugurimi i ambasadës do të bëhej më 5 shtator. The Times of Israel citoi një zyrtar izraelit të paidentifikuar duke thënë se “detajet nuk janë të gabuara”.
Shumica e vendeve me një prani zyrtare diplomatike në Izrael mbajnë ambasada në Tel Aviv.
Shtetet e Bashkuara e zhvendosën ambasadën e tyre në qytet në maj 2018 disa muaj pasi presidenti i atëhershëm Donald Trump njoftoi njohjen e Jeruzalemit nga SHBA si kryeqytet i Izraelit.
Nga Jeruzalemi operojnë edhe Kosova, Guatemala dhe Hondurasi.