Rrahman Jasharaj zbulon bisedën me Kurtin: Më tha e di me kënd je, i thash faleminderit

by Nexhat

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, në një intervistë për emisionin “Majtas jo Djathtas” në T7, thotë se kryeministri Kurti i ka habitur të gjithë sepse siç shprehet “para se të behej kryeministër premtonte ditë të bukura”. Ai deklaron se para se të formohej Qeveria Kurti I, kishte zhvilluar takime me Kurtin, por pasi u bë kryeministër, Jasharaj deklaron se Kurti i ka thënë “ e di me kënd je”.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se nuk është me asnjë parti poltike duke përmendur kohën kur në Qeverinë Haradinaj ishte mbajtur grevë 3 javëshe.

banner

Ai thotë se te Qeveria Kurti, sinidkata ka një barrikadë totale.

“Na ka habitur të gjithë neve, ngase para se të bëhej kryeministër ka pasur fjalë tjera, kishte fjalë të mëdha, na premtonte ditë të bukura dhe disa prej nesh uronim të vijë kryeministër…Por me ardhjen e tij kemi fillu me përplasje, ende spo dihet Ligji për Pagat”, tha Jasharaj, .

Madje ai thotë se Besnik Bislimi në Qeverinë Kurti I i kishte thënë Jasharajt “kush je t’i mi lypë paratë”.

Ndërsa, për kryeministrin Kurti tha se i ka thënë “E e di më kënd je,  unë i thash faleminderit”, u shpreh Jasharaj.

“Ai na tha se unë jam kryeministër, kjo derë është e mbyllur”, tregoi Jasharaj pjesë nga biseda me Kurtin.

Ndërsa, në Qeverinë Kurti II, Jasharaj tha se e ka takuar sërish Kurtin gjatë kohës së grevës, dhe aty tregoi se kërkoi mbështetje me nga 100 euro për mësimdhënësit, por që më pas sipas tij kjo deklaratë u nxorr jashtë kontekstit.

“I thash ani nga 100 euro, se njerëzit janë në hall me ngritje të çmimeve, e ndërroi bisedën u acaru pak biseda dhe ai shpjegonte gjëra si në fakultet…”, tregoi Jasharaj nga biseda me Kurtin.

Jasharaj tha se me Ligjin për Pagat nuk janë të kënaqur.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy