Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Sefer Emini ka gjetur rrjetën në fitoren 2:1 të skuadrës së tij Sonderyjeske ndaj Hobro në Ligën e Parë të kampionatit të futbollit në Danimarkë.
Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 7-të të kampionatit danez, Emini shënoi golin e parë të sfidës, duke zhbllokuar shifrat për 0:1 në minutën e 23-të.
Në vijim Hobro barazoi përkohësisht për 1:1 me anë të Klitten në minutën e 36-të, ndërkohë fitoren ekipit të futbollistit shqiptar ia dhuroi Ivan Nikolov që realizoi në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 52-të.
Për Sefer Eminin ky është goli i dytë që shënon me fanellën e ekipit danez, ndërsa regjistron edhe tri asistime.