Udhëzimi për shkarkimin e kryetarëve në veri del në konsultim publik, MAPL thotë se do të përfundojë brenda afatit të paraparë

by Nexhat

Udhëzimi administrativ për largimin e kryetarëve të komunave tashmë ka dalë për konsultime në publik, dhe pritet që brenda afatit të paraparë të jetë i miratuar. Në draftin fillestar, janë paraparë format e shkarkimit të një kryetari të komunës përmes peticionit dhe përqindjen e nënshkruesve të tij.

Megjithatë, njohës të zhvillimeve politike, nuk presin që procesi, të mirëpritet nga komuniteti serb në veri.

banner

Udhëzimi administrativ për largimin e kryetarëve të komunave tashmë ndodhet në fazën finale para miratimit.

Përmbajtja e punuar nga grupi punues, tashmë gjendet në platformën për konsultimet publike dhe secili qytetar ose palë interesi, mund ta lexojë e propozojë ndryshime brenda tij.

I njëjti, në draftin e parë, përshkruan hapat që do të dërgonin deri tek nisma për largimin e një kryetari komune.

Sipas këtij drafti, secili qytetar apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës.

Pastaj përgjegjësinë për mbledhjen e nënshkrimeve do e ketë kryesuesi i kuvendit komunal.

Afati për të mbledhur nënshkrimin e qytetarëve që duan shkarkimin e kryetarit do të jetë 30 ditë.

Se në çfarë forme është planifikuar të bëhet mbledhja e firmave ka treguar kryeshefi i grupit punues të udhëzimit, Besim Murtezani nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Besim Myrtezani nga MAPL ka thënë se “Forma do të jetë fizike, procesi pastaj mund të digjitalizohet që nënshkrimet e dokumenti të jetë i digjitalizuar kur ka nevoje komunikimi ndërmjet organeve që ai të jetë edhe digjital por peticioni do të bëhet në mënyrë fizike, me nënshkrimin e qytetarëve në dokumentin i cili do të jetë në formë të përgaditur nga MAPL”

Murtezani thotë se besojnë që i gjithë procesi do të marrë epilog në muajin shtator ashtu siç edhe ishte planifikuar.

Pavarësisht hartimit të gjithë këtij drafti, profesori universitar, Dorajet Imeri beson që ky proces do të has në refuzim nga ana e komunitetit serb.

Dorajet Imeri, profesor ka theksuar se “unë besoj që kjo nuk do të jetë e mundshme, së paku për momentin sepse nuk do të ketë dalje të votuesve potencial të atjeshëm për të marrë mandatet e kryetarëve ngaqë të dy palët, edhe serbët edhe shqiptarët të përfshirë në këtë proces nuk janë të interesuar për zgjedhje”.

Zgjedhjet e reja në katër komunat veriore, janë një prej kërkesave të komunitetit ndërkombëtar, në rrugën drejt normalizimit të veriut, për çka në mungesë të bazës ligjore, u nis puna në nxjerrjen e udhëzimit administrativ, i cili ka për bazë Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy