Lamine Yamal ka marrë vendimin përfundimtar për të luajtur për Spanjën në nivel të lartë, sipas Jordi Gil nga Sport.
Lojtari gjithashtu ka të drejtë të luajë për Marokun (vendi i lindjes së babait të tij), Guineja Ekuatoriale (vendlindja e nënës së tij) dhe La Roja.
Megjithatë, pasi ka luajtur për Spanjën në nivelin e të rinjve, Yamal synon të vazhdojë përparimin e tij me ekipin e lartë të La Roja.
Më parë, trajneri i ekipit kombëtar të Marokut, Walid Regragui, zhvilloi takime me përfaqësuesit e Yamal para se t’i njoftohej vendimi i lojtarit.
16-vjeçari tani është i vendosur të bëhet lojtari më i ri që luan për kombëtaren spanjolle, pasi pritet të thirret për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.
Pushimi ndërkombëtar është qysh në fillim të shtatorit, andaj Yamal do të debutojë në muajin e ardhshëm.