Anëtarësimi i Ballkanit në Union deri më 2030, Lajçak: Është gjë e madhe, u tha në emër të BE’së

by Nexhat

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur të martën në Forumin e Bledit që po mbahet në Slloveni për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Gjatë këtij Forumi, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se synimi i Bashkimit Evropian është që të pranojë shtete të reja anëtare deri në vitin 2030.

banner

Këtë deklaratë Lajçak e quan formale, poqë është thënë në emër të BE-së.

Për këtë ai ka shtuar se nëse deri atëherë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të gatshme për integrim, do të jetë ashtu edhe BE-ja.

“Kjo ishte deklaratë formale në emër të BE-së. Ai tha se BE-ja do të jetë e gatshme deri në vitin 2030. Nëse ju Ballkani Perëndimor jeni të gatshëm deri në vitin 2030, atëherë ne BE-ja jemi të gatshëm. Është gjë e madhe, nuk e kemi pasur një moment të tillë. Për mua, që punoj me rajonin për 20 vjet, nuk mbaj në mend të kemi pasur një BE që është më e gatshme për Ballkanin sesa Ballkani për BE-në”, ka deklaruar emisari evropian.

Gjatë këtij forumi ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka zhvilluar një mori takimesh të nivelit të lartë, përfshirë edhe me Lajçakun.

Ky i fundit ditë më parë ka deklaruar se çështjen e dëpërshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës vazhdon ta ketë lartë në agjendën e tij.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy