Artikulli në “The Economist”, që VV e përdori për të treguar “lulëzimin ekonomik”, ishte i paguar

by Nexhat

“The Economist” publikoi një artikull me pagesë që kishte në fokus kompanitë kosovare – “pionierët kosovarë të biznesit që po përdorin zgjuarsinë e tyre komerciale dhe përvojën e fituar me vështirësi për të transformuar ekonominë e atdheut të tyre”.

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, tha se artikulli i “The Economist” është reklamë e Economist Impact dhe se ajo që u tha në artikull nuk është e thënë nga gazeta britanike.

banner

Shkrimi i publikuar në mediumin britanik mban edhe një logo të Odës Ekonomike të Kosovës ndërsa vetq gazeta shpjegon se bëhet fjalë për Advertisment Feature (artikull me pagesë).

“Jo, The Economist NUK tha “Kompanitë kosovare po i sfidojnë pritjet për ta udhëhequr vendin drejt së  ardhmes”. Kjo ishte një reklamë me pagesë në Economist Impact. Shumë vite më parë, The Economist raporti për pionierët e shkëlqyer të teknologjisë së Kosovës, por muajt e fundit vetëm lajme të këqija erdhën nga Kosova”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy