32
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka inspektuar sot punimet në ndërtimin e urës dhe rregullimin e mureve mbrojtëse në Lluzhan.
Ai tha se po kujdesen që projektet të zbatohen me cilësinë e duhur dhe sipas planit dinamik.
“Nga afër kam përcjellur sot punimet që po zhvillohen në Lluzhan në ndërtimin e urës dhe rregullimin e mureve mbrojtëse me gabionë. Jemi në fazën e zbatimit të shumë projekteve gjatë kësaj kohe, por edhe po kujdesemi që të gjitha projektet të zbatohen me cilësinë e duhur dhe sipas planit dinamik”, ka shrkuar Bulliqi në një postim në “Facebook”.