Djali iu vra në Itali, i ati me lot në sy: Nuk kemi mundësi të sjellim trupin në vendlindje. Ju lutem na ndihmoni!

by Merita

Babai i 23-vjeçarit Klajdi Bitri që u vra dy ditë më parë në Itali në përpjekje për të shpëtuar mikun e tij italian kërkon ndihmë për të sjellë trupin e të birit në vendlindje.

23-vjeçari nga Lushnja u vra nga një algjerian me një shtizë peshkimi, teksa ndërhyri për të shuar një sherr mes autorit dhe mikut të tij italian.

Agim Bitri ka thënë për mediat se familja nuk ka mundësi financiare për të sjellë trupin në Shqipëri.

Sot Agimi ka aplikuar për pasaportë, por i duhet edhe ndihma financiare. Ai ka bërë apel me lot në sy duke kërkuar dhe drejtësi për të birin që ishte i pafajshëm. Babai i të riut tregoi se bashkëshortja e tij, nuk e di që djali ka vdekur dhe e mbajnë me ilaçe. Ndërsa situatë e vështirë është dhe për djalin tjetër, 18-vjeçar, në duart e të cilit humbi jetën vëllai i madh.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy