Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj është deklaruar pas takimit me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj,
Jasharaj tha se do të vazhdojnë punën pavarësisht “sulmit” nga Qeveria e Kosovës, siç e quajti ai çështjen e librave shkollorë.
Si tha se do ta vazhdojnë mësimin me libra të reduktuar e me shpuzë e shkumës.
“I shpreha respekt meritor për Ligjin dhe ushtrinë edhe për Ligjin që e punuam bashkë me Besnikun atë kohë të Pagave, por që fatkeqësisht u rrëzua nga Kushtetuesja e që ishte shumë më i mirë se ky Ligj. I premtova kryetarit Haradinaj që punëtorët e Arsimit edhe në këto rrethana të padrejta të këtij sulmi të ri ndaj prindërve, nxënësve dhe neve arsimtarëve të Qeverisë Kurti, MASHT-it dhe Qeverisë, ne do ta vazhdojmë betejën për dije me kushtet që i kemi dhe po e them edhe njëherë që Qeveria me gjithë ato fjalë të mëdha të Kurtit, në vend që të na sjell laptopë e projektorë, nuk po na sjell në shkolla as libra, ne do ta vazhdojmë betejën me gjysmë libra, shkumës e shpuzë. Edhe ne jemi prindër, urojmë që prindërit ta kalojnë këtë siklet dhe urojmë që mos të ketë orë të humbura”, ka thënë ai.