Gërxhaliu: Do të isha i lumtur ta shihja Kosovën siç është përshkruar në videon e VV-së

by Nexhat

Pas publikimit të një videoje me titullin “Zhvillimi dhe drejtësia shkojnë bashkë”, përmes së cilës Lëvizja Vetëvendosje lavdëron Qeverinë Kurti për punët e saj, teksa hedh kritika dhe akuza ndaj opozitarëve, njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu thotë se do të ishte i lumtur nëse ato përshkrime si në video të ishin reale, por që fatkeqësisht realiteti është krejtësisht tjetër.

“Në rend të parë e dëgjova me vëmendje një video të tillë dhe definitivisht do të isha personi më i lumtur sikur ajo të ishte realitet, sepse e dua një Kosovë të tillë siç është prezantuar, mirëpo realiteti është diçka krejt e kundërt. E them këtë jo si politikan, por si qytetar i Kosovës. Kosova po zbrazet, bizneset po shuhen, kapitali i biznesit kosovar po del nëpër vende të rajonit. Është një mungesë e dialogut të mirëfilltë publiko-privat, është mungesë e dialogut të mirëfilltë mes pozitës dhe opozitës, nuk komunikim nga pozita dhe niveli qendror dhe ai lokal. Dhe, vet fakti që sot është një orientim i një politike majtiste duke menduar se do të prodhojë ekonomi djathtiste, është problemi më i madh“, tha ai.

banner

Gërxhaliu përmend edhe çështjen e liberalizmit të vizave për të cilën thotë se nuk do të donte të zhgënjehej që një proces i tillë kaq i rëndësishëm, për mungesë të një stabiliteti politik, të dështonte.

“Në këtë drejtim, besoj që po anashkalohet rëndësia e stabilitetit politik, dhe në mungesë të stabilitetit politik në Kosovë të prodhuar aktualisht, sot nuk kemi investime dhe investitorë të huaj, po ikin investitorët kosovarë, dhe mbi të gjitha nuk dua të dëshiroj që në këtë fund vit të kemi zhgënjimin më të madh, kur ndoshta do të kemi edhe pezullim të procesit të liberalizimit te vizave”, tha Gërxhaliu./rtv21

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy