Gjimnazi “Ahmet Gashi” në kryeqytet pranon donacion nga Ambasada Amerikane

by engel

Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama, ka njoftuar se kanë pranuar një donacion mjete dhe inventar të ri nga Ambasada Amerikane për Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi”.

Njoftimi i plotë i kryetarit Rama:

banner

Nxënësit e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” do e nisin vitin e ri shkollor me mjete të reja dhe inventar të ri.

10 kontejnerë me inventar shkollor sot u dhuruan nga Ambasada Amerikane e që ne me këto mjete të po synojmë jo vetëm të mobilojmë një shkollë por po investojmë në të ardhmen e vendit tonë dhe në përmirësimin e arritshmërive akademike.

Nga viti i ardhshëm do të filloj edhe renovimi i objektit të kësaj shkolle, financuar nga Ambasada Amerikane.
Falënderoj znj. Alyson Grunder, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-së dhe Kolonelin z. Ryan Conley, Shef i Zyrës për Bashkëpunim Mbrojtës për donacionin.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy